Mete: 2 mijë persona përfitojnë nga programet e nxitjes së punësimit
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri të ditur se për vitin 2024 Buxheti i Shtetit akordon një fond prej 45 milionë lekësh për programet e nxitjes së punësimit.
Mete tha se, “vitin e ardhshëm, 2 mijë individë do të përfitojnë mbështetje përmes programeve për nxitjen e punësimit”.
Sipas tij, qeveria do të vijojë mbështetjen për programet e nxitjes së punësimit, për një përfshirje më të gjerë në tregun e punës dhe uljen e mëtejshme të normës së papunësisë.
Në zbatim të këtyre programeve, Zyrat e Punësimit kanë ndërhyrë në mënyrë të dedikuar për të nxitur dhe mbështetur plotësimin e vendeve të reja të punës, duke bashkëpunuar me punëdhënësit nëpërmjet subvencionimit të tyre.
Përmes programeve afatshkurtra deri në ato 12-mujore, qeveria shqiptare ofron mbështetje financiare për pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve të rinj.
Fraksion.com