Life StyleTë fundit

Karim Adeyemi refuzon ftesën e Kombëtares gjermane dhe mediat po bëjnë me faj lidhjen me Loredanën

Pavarësisht se nuk është thirrur nga Kombëtarja gjermane, Karim Adeyemi është tashmë një nga protagonistët e kësaj periudhe. Ai u thirr në listën U-21 të vendit të tij por nuk ka pranuar të jetë pjesë e saj. Kështu shkruan gazeta ‘Bild’, duke shpjeguar se ka qenë vetë lojtari i ‘Borussia Dortmundit’ që i ka bërë të qartë federatës së DFB-së se ka preferuar të vazhdojë stërvitjen me klubin e tij për të bindur trajnerin Edin Terzic që t’i bëjë sërish një vend në njëmbëdhjetëshen startuese.

Gjithmonë sipas ‘Bild’, federata e pranoi dëshirën e Adeyemi, por edhe mediat gjermane e bënë të qartë se lojtari nuk la përshtypjen më të mirë në zyrat e DFB-së. Prandaj, qëndrimi i Adeyemi nuk është plotësisht i favorshëm kur bëhet fjalë për të qenë pjesë e listës së lojtarëve me të cilët Nagelsmann dëshiron të luajë në Kampionatin Evropian verën e ardhshme.

Të shumtë janë ata që fajësojnë Loredanën për sjelljen e lojtarit. 21-vjeçari për momentin duket më i fokusuar te jeta me këngëtaren shqiptare dhe vajzën e vogël, Hana, e lindur nga lidhja e mëparshme e saj me Mozzik.

Kohët e fundit, ai shkon edhe në stërvitje me makinën e Loredanës, teksa reperja është shfaqur shpesh edhe në ambientet e Borussia Dortmund. Javë më parë “Bild” insistonte se klubi ka filluar të shqetësohet për Adeyemin dhe formën e tij, teksa e ka paralajmëruar që të tregojë më shumë seriozitet në stërvitje, nëse kërkon të rifitojë vendin në formacion, pasi aktualisht e ka humbur atë duke i nisur ndeshjet nga pankina.

Nëse vazhdon kështu, mund të ketë mjaft kohë në verë për të bërë plane me të dashurën e tij… dhe për ta parë Europianin nga televizori.

 

Fraksion.com