Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Vangjush Dakos për masën e arrestit
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Vangjush Dakon.
Ai kishte bërë recurs për ndryshimin e masës por ajo u rrëzua nga trupa gjykuese.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u vetëdorëzua në polici, pasi në media u raportua se SPAK-u kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj tij dhe 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Durrësit.
Dy faktet penale që kanë qenë objekt hetimi nga SPAK-u janë, procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë, si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.
Fraksion.com