AktualitetBota+Të fundit

Finlanda mbyll 4 pikat kufitare me Rusinë për ndalimin e azilkërkuesit

Finlanda do të mbyllë 4 nga 9 pikat e saj kufitare me Rusinë, duke akuzuar Moskën se po lejon emigrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin mes dy vendeve, njoftoi sot qeveria finlandeze.

“Qeveria ka marrë vendimin për mbylljen e vendkalimeve kufitare Vaalima, Nuiyama, Imatra dhe Niirala në kufirin midis Finlandës dhe Rusisë”, tha Ministrja e Brendshme Marie Radtanen në një konferencë për shtyp.

Qeveria finlandeze kishte paralajmëruar të martën se po shqyrtonte mbylljen e kufirit me Rusinë, duke shprehur dyshime se Moska po përpiqej të destabilizonte vendin, i cili u bashkua me NATO-n në prill.

Finlanda ka shënuar rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm gjatë javëve të fundit nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, veçanërisht nga Iraku, Somalia dhe Jemeni, raporton Reuters.

“Duam që ky fenomen të ndalet, duam që aktiviteti në kufi të kthehet në normalitet”, tha Radtanen.

 

Fraksion.com