Çfarë u tha në telefonatën mes Princ Harry dhe Meghan Markle me Mbretin Charles
Telefonata për ditëlindje që Princ Harry i bëri Mbretit Charles mund të ketë ndezur një pajtim midis babait dhe djalit – por të brendshëm të pallatit nuk janë aspak të kënaqur, thonë burimet për ‘Page Six’.
Detajet e telefonatës që Harry bëri për t’i uruar babait të tij ditëlindjen e 75-të u zbuluan në ‘Daily Telegraph’ të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë faktin që Meghan Markle komunikoi me Charles në telefon.
U raportua gjithashtu se fëmijët e Sussex – Archie, 4, dhe Lilibet, 2 vjeç, i dërguan gjyshit të tyre një video mesazh duke kënduar “Happy Birthday”.
Në përgjithësi, një burim i tha gazetës se kjo shënoi një “ndryshim të dukshëm” në marrëdhëniet midis mbretit, djalit të tij të dytë dhe nuses së tij.
Një person i brendshëm i pallatit, megjithatë, i tha ‘Page Six’ se Duka dhe Dukesha e Sussex u treguan “hipokritë” që nuk e mbajtën private telefonatën.
Njëri tha, “Harry dhe Meghan luftojnë për privatësi kur u përshtatet, dhe megjithatë në momentin që Harry merr në telefon mbretin, lajmi është në një gazetë.”
Pavarësisht kësaj, një burim i Sussex këmbënguli se çifti nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me daljen e lajmit mbi telefonatën e tyre – e cila mendohet të jetë biseda e parë telefonike në gjashtë muaj pas publikimit të autobiografisë së Harry “Spare ”, në të cilën ai ishte kritik ndaj njerkës së tij, Mbretëreshës Camilla.
Harry gjithashtu planifikon të flasë me Charles javën e ardhshme.
Një burim i tha Page Six të Mërkurën, “Sigurisht që Harry dëshiron të ketë një marrëdhënie më të mirë me Charles. Ai është babai i tij në fund të fundit.”
Fraksion.com