AktualitetTë fundit

2 policë në Peqin po pinin alkool me uniformën veshur

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), ka bërë me dije se dy policë janë konstatuar duke konsumuar pije alkoolike në bar-kafe me uniformë policie.

Ndaj tyre do të rekomandohet fillimi i hetimit disiplinor pranë Komisionit Disiplinor në AMP.

Dy policët e konstatuar në brendësi të një bar-kafe janë punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Peqin, M.Z. dhe G.T., me funksion Ndihmës Specialist të Policimit në Komunitet.

Ato kanë konsumuar pije alkolike, veshur me uniformë të Policisë së Shtetit, në kundërshtim me rregullat e Etikës Policore dhe parashikimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, duke kryer shkelje të rëndë disiplinore.

 

Fraksion.com