AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Pas Strasburgut ‘21 janari’ në dorë të drejtësisë së re!

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka thënë se në 21 janar ka vrarë qeveria.

I ftuar në studion televizive të Report tv, Rama foli mbi vendimin e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg për ngjarjen e 21 janarit.

Rama e quajti këtë si ngjarje të jashtëzakonshme që i hap rrugë hetimit të munguar për zinxhirin e komandimit që dha urdhrin për të qëlluar me armë drejt protestuesve. Ai shtoi se vendimi tregon qartë se në 21 janar të vitit 201, vrau qeveria, duke përmendur edhe shprehjen e Berishës asokohe “plumbin ballit”.

“Një gjë më bën përshtypje mua, sot ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Sot Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë familjes Nikaj dhe faktikisht karrëzuar procesin që është bërë në Shqipëri për 21 janarin. Që do të thotë i ka hapur rrugën atij hetimi të munguar për zinxhirin e komandimit. Sot një gjykatë supreme europiane ka thënë se është përdorur forcë vdekjeprurëse e pajustifikuar. E di çdo të thotë kjo? Dhe ka saktësuar që procesi i bërë duke e lënë këtë punë mbi individë, është një proces që nuk konsiderohet i drejtë. Flet qartësisht për zinxhirin e komandimit. Ka vrarë qeveria në 21 janar. Vendimi thotë se ajo fjalia “plumbin ballit” nuk mund të kalojë si një plumb që shkoi në drejtim të paditur. Unë uroj shumë që 21 janari që për mua është themeli i drejtësisë në Shqipëri, të mos jetë më një ritual që të shkojmë atje e të vëmë lule, ndjehemi të gjithë kokëulur para atyre familjeve që duan drejtësi”- tha Rama.

 

Fraksion.com