Rama: DRSHTRR në Laç, nga stallë që përmbytej, sot institucion europian
64,626 drejtues mjetesh marrin shërbime në kushte dinjitoze në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Laç.
Kryeministri Edi Rama ndau sot disa foto nga transformimi i hapësirave të shërbimit të qytetarëve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, DRSHTRR Laç.
Rama u shpreh se disa vite më parë kjo drejtori përmbytej nga reshjet e shumta, duke rrezikuar godinën ndërsa sot është me kushte dinjitoze për 64,626 drejtues mjetesh.
Fraksion.com