Rama: Avancon pa pushim puna në 100 metrat e fundit në tunelin e Murrizit
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet që po kryhen në tunelin e Murrizit, ku për shkak të gjeologjisë problematike po ecet me hapa të ngadaltë.
I shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kryeministri pa nga afër ecurinë e punimeve në këtë tunel.
“Live ndalesë rrugës për Dibër në Tunelin e Murrizit, ku mbeten 100 metrat e fundit, por për shkak të gjeologjisë tejet problematike ecet me hapa të ngadaltë, duke bërë në çdo hap përforcime speciale të strukturës përpara vendosjes së veshjes përfundimtare me beton të tunelit”, u shpreh Rama.
Sidoqoftë, Rama tha se “puna avancon pa pushim, ndërsa me durim do të kapërcehen edhe këto 100 metra, për ta bërë edhe më të lehtë e më të shpejtë lidhjen e Dibrës me Tiranën”
Fraksion.com