I dënuar për inceneratorin e Fierit, arrestohet Regan Merdani në Durrës
Regan Merdani është njëri prej 4 personave të arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”.
Merdani, një prej të cilëve SPAK ka urdhëruar arrestimin është një emër i njohur për institucionet ligjzbatuese sa i takon aferës së inceneratorëve. Ai është dënuar me 3 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona.
Fraksion.com