AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Tabaku: “Taksat nuk shkojnë atje ku duhet”, Tabaku: Rritja e çmimeve është në xhepin e qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një reagim në rrjetet sociale ka komentuar projektbuxhetin e viti 2024 të miratuar nga qeveria.

Sipas saj, rritja e parashikimeve buxhetore është për shkak të rritjes së taksave dhe jo mirëqenies së qetarëve.

“Jeni duke dëgjuar çdo ditë që ky është “buxheti më i madh ndonjëherë” deri në lodhje dhe mërzitje! Por si kemi arritur tek ky buxhet? Shikoni, në 10 vite janë rritur taksat 3 miliard Euro, kryesisht si barrë mbi shtresën e mesme”, tha Tabaku.

“Por çfarë ka ndodhur me ekonominë? A ka shkuar kjo rritje në shërbim të mirëqenies, të mbështetje të shtresës së mesme, të teknologjisë-informacionit, të arsimit? Në mënyrë absolute jo!”, nënvizon Tabaku.

“Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës reale ka qenë 16%. Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës mesatare ka qenë po 25%. Që do të thotë, në të dyja rastet, më pak se rritja e çmimeve, që sigurisht është ndjerë në xhepin e qytetarëve”, shton Deputetja e Partisë Demokratike.

Tabaku thekson më tej se shtresa e mesme dhe taksapaguesit e rregullt janë më të penalizuarit.

“Shtresa e mesme, taksapaguesit e rregullt, paguajnë barrën më të madhe të taksave, por a shkon kjo atje ku duhet? Përgjigja sigurisht që është Jo! Sepse çdo buxhet që vjen përgjigjja janë koncesione dhe PPP, jo në shërbim të rritjes dhe të zhvillimit të mirëqenies së shoqërisë”, përfundon Tabaku.

 

Fraksion.com