“Ben Blushi kandiat për çmimin “Nobel””gazetari: “Komploti” që duhet të përkthehet në disa gjuhë
Nga Rolan Qafoku
Nga Mesjeta e errët, në Shqipërinë e vitit 2044. Nga trajtimi i temave tabu që nuk guxonte ti prekte kush e të kthyera në letërsi tërheqëse, te një fantazi alla Jules Verne, i cili në vitin 1873 shkroi palëvizur nga Parisi romanin “Rreth botës për 80 ditë”. Nga një komunikim oral “old fashion” të personazheve befasues, te lajmet “fast neës” të portaleve me personazhe të pajisur me “high tech”. Ben Blushi ka shpërthyer sërish duke shkruar për atë që pritet të ndodhë në të ardhmen tonë. Një parashikim i letrarizuar plot fantazi, por edhe me realitet njëkohësisht. Ai nuk ripërtyp romane siç bëjnë një takëm shkrimtarësh që botojnë pa fund duke u rrotulluar me veten dhe askush nuk i lexon. “Komploti” vjen aq ndryshe nga 10 librat e tij të botuara deri tani saqë mund ta marrësh edhe si librin e parë të tij. Blushi na fut në kohë dhe territore të panjohura e të pashkelura “in the future” dhe mund të themi me plot gojën se ai tashmë ka krijuar një stil të pjekur dhe nuk e teprojmë ta quajmë stili blushian në letërsinë shqipe.
Aktualisht në Shqipërinë që po jetojmë problemi kryesor janë vargjet e shqiptarëve që largohen nga ky vend dhe Shqipëria jonë po i ngjan gjithnjë e më shumë orës me rërë. Pikërisht kjo boshatisje ka bërë që çdo kush të bëjë një pyetje mëse normale: Si do jetë ky vend 20 vjet më pas? Shqipëria e vitit 2043 sipas Blushit ka kalon në 274 faqe si në një film artistik që mund të mos na pëlqejë ashtu si shumë gjëra që nuk na pëlqejnë sot. Por vlera e romanit të Blushit është se ai jo vetëm pyet si do jetë Shqipëria jonë në atë vit por bën edhe parashikimin e tij. Dyndja me afganë, iranianë, sirianë dhe bangladeshas ka bërë që nga një vend me popullsi 98 për qind homogjene, të bëhemi një vend me popullsi multietnike. Ngjarjet rrjedhin me një profeci që të lë pa fjalë. Në fakt, në fund të librit ai ka shënuar se këtë roman e shkruar në shkurt-prill 2023. Pra, askush nuk e dinte ato ditë që kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Georgia Meloni do nënshkruanin një marrëveshje që në Shëngjin do ndërtohej një kamp refugjatësh. Habia është se në roman Blushi ka gjetur saktë qytetin dhe refugjatët, por më shumë akoma edhe të ardhmen e tyre.
Kështu, pas 20 vjetësh, në Shqipëri do ketë 200 mijë afganë dhe vetëm 700 mijë shqiptarë. Është pothuajse një katastrofë kombëtare. Dhe cilat janë pasojat? Ajo që po i ndodh Anglisë në ditët që po jetojmë, Ben Blushi na e sjell si do jetë Shqipëria pas 20 vjetësh. Derisa Anglia ka kryeministër Rishi Sunak me prindër nga India dhe kryetar të Bashkisë së Londrës Sadiq Khan me orgjinë nga Pakistani, çdo të ndodhë me Shqipërinë e vitit 2043? Parashikimi i Blushit është tronditës për disa: Kryetari i Bashkisë së Shëngjinit do jetë një afgan dhe ministër i Mbrojtjes do jetë po ky afgan. Ishte pikërisht Mohamed Durrani ministri që jo vetëm merr postin e lartë në shtetin shqiptar por ai personalisht i shpall luftë Serbisë për të çliruar trojet shqiptare që ajo i ka pushtuar dhe konfliktin e ndezur në veri të Kosovës. Si fillim ai shkakton një incident teksa drejtoi vetë një avion luftarak F16 që kaloi edhe kufirin qiellor serb. Dhe për këtë luftë e mbështesin afganët me nënshtetësi shqiptare. Po shqiptarët a do luftojnë? Në roman shqiptarët dalin të fortë, por në histori ata rezultojnë se kanë fituar disa beteja, por jo ndonjë luftë. Prandaj kjo është arsyeja që ia kishin marrë tokat dhe trojet nga fqinjët. Dhe në konceptin e ministrit të Mbrojtjes, afganit Mohamed Durrani, një popull që nuk pushton është i destinuar të mbetet i vogël, tamam si shqiptarët.
Parallels hit mer këtë histori shumë tërheqëese në roman ka edhe një linjë tjetër shumë interesante. Leon Trocki revolucionari i njohur rus, ideologu i revolucionit bolshevik në vitin 1917, ishte një gazetar që mbulonte Luftën Ballkanike në vitin 1913. Ai ishte në disa qytete shqiptare në Maqedoni dhe pasqyroi në gazetat e kohës masakrat serbe ndaj popullisë shqiptare. Por teksa qendronte në një shtëpi shqiptare në Gostivar përdhunoi një vajzë shqiptare 16 vjeçe, vajzën e doktor Ferid Muradit, pikërisht ajo që ishte martuar me Ali Dostin. Nga ky krim lindi një djalë memec që Trocki nuk e njohu kurrë, Murad Dosti. Leon Trocki u largua dhe përfundoi i surgjynosur në Meksikë ku edhe u vra në vititn 1940. Por historia e djalit të tij është baza e romanit. Djali i Troclit u bë mjek si gjyshi nga e ëma. Ai Dosti dhe vajza e doktor Muradit ishin të martuar dhe u ndanë për arsyen se ai rezultoi se nuk bënte fëmijë. Murad Dosti ishte memec dhe u martua me një vajzë shqiptare në Gostivar me emrin Zina dhe bëri fëmijë me të një djalë që u quajt Hasan Dosti. Zina e mësoi përdhunimin nga gjyshja. Kur mësoi për historinë e marrëdhënies së Leon Trockit me të ëmën e vet, Hasan Dosti braktisi Maqedoninë dhe erdhi në Shqipëri nga liqeni i Pogradecit. Ndryshoi emrin në Leonid Trocki dhe jeta e tij tashmë kaloi përmes aventurave. Nuk rreshti së thënë se Shqipëria ishte një laborator për të testuar një bombë ideologjike. Ai arriti që në Shqipëri të organizonte një referendum për bashkimin e Shqipërisë me Rusinë.
E bukura është se të dyja historitë me ministrin afgan Mohamed Durrani dhe pasardhësin e Trockit takohen dhe lidhen. Nga njëra në kemi një afgan që u bë ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë dhe kishte mbështetjen nga SHBA dhe nga ana tjetër Leon Trocki i ri që mbështetej nga Rusia. Këtu romani arrin kulmin e konfliktit. Projektohet një komploti sipas të cilit Shqipëria po kthehej në kazus për të nisur Lufta e Tretë Botërore dhe në të njëjtën kohë në Shqipëri do mbahej një referdnukm që Shqipëria të bashkohej me Rusinë. Në fakt kjo ështe një luftë mes dy supefuqive mes SHBA dhe Rusiëë. Dhe rezulton që vetë shqiptarët të dyja këto situata i braktisin. Shqiptarët nuk rrokën armët për të ëbrë një luftë me Serbinë, ndërsa referendumi arrin të mbahet por në të gjithë vendin kishin votuar vetëm 44 persona. Dhe rezultati ishte barazim 22 me 22. A ishte një tallje e shqiptarëve me të dy superfuqitë SHBA dhe Rusinë? Ashtu siç lindi ashtu u shua një komplot. Gjykimi i Ben Blushit për historinë i ngjan një dyqani të mbushur me dëshira, ashtu siç e thotë në libër të vënë në gojën e gjyshit të Simon Shuterit, shokut të Leon Trockit.
Blushi nuk është indiferent as këtë herë me një figurat politike. Gjithnjë në kërkim të një figure pak, ose aspak të njohur masivisht nga publiku por jo nga historianët. Rauf Fico I viteve ‘20-‘40-të të ndjell dhe të jep kërshëri të merresh. Duket është fiks një figurë për ta trajtuar Blushi. E zgjedh personazhi Raul Ficon, i sëmurë me kancer, në në pension që ishte nip i një figure të amdhe si Rauf Fico. Dikur ambasador dhe ministër i Jashtëm është shqiptari që kishte qenë ambasador në Gjermani madje jo vetëm kishte takuar por edhe vlerësuar nga vetë Adolf Hitleri.
A mund të shkruajë Blushi një roman dhe të mos provokojë? Sigurisht që jo. Ja disa fraza, fjali apo konkluzione në roman: Një Shqipëri e zëvendësuar nga afganë në vend të atyre që e kishin boshatisur; Në vitet ’30-të ishte propozuar që në Shqipëri të krijohej një shtet hebre por kjo nuk u mor parasysh; Nëse 2000 vjet më parë në Jerusalem do lejohej neutanazia, Jezu Krishti do ishte lutur për njq dozë për të shmangur dhimbjet; Nuk ka krim që të krishterët nuk e kishin kryer në mënyrën më të pamëshirshme; Shkrimtarët e mëdhenj tradhëtonin gratë sepse ndryshe nuk do ishin as shkrimtarë dhe as të mëdhenj; Synimi që Pogradeci të bëhej qyteti i parë komunist në Evropë; Referendum për bashkimin e Shqipërisë me Rusisë. Leondi Trocki arriti të ideonte një referendum për bashkimi e Shqipërisë me Rusinë.
Mjeshtër i frazës së latuar dhe mjeshtër i përshkrimit të situatave dhe mjeshtër i dialogjeve plot ngjyra, edhe në këtë roman Blushi dallon. Ja disa fraza që mbeten në mendje: Dielli ishte ulur shumë afër Tokës dhe kishte marrë pamjen e një portokalli përvëlues; Televizionet e Tiranës ishin rreshtuar si toga pushkatimi; Rusia ishte maternitet revolucionesh; Debatet në parlament ishin një shkëmbim zjarri; Shami për mbulimin e vajzave, apo armë për djemtë të luftonin?
Edhe në këtë roman Ben Blushi nuk shmang pa trajtuar edhe temat sociale dhe të dashurisë dhe fakilejs. Provokon dhe nxjerr konkluzione në gojën e personazheve si Padrona, shoqja e ruses Lana Satori, e martuar me Leonid Trockin teksa thotë: Nëqoftëse martesa është një makinë që duhet ta mbushësh çdo ditë me karburant të punojë, dashuria është si një biçikletë që funksionon sa herë e fut në mes të dyja këmbëve.
Si përfundim, Ben Blushi në ketë roman të kujton dhe është në nivelin e tre romancierëve nga më në zë në historinë e letërsisë botërore. I pari, francezi Alber Kamy me “Mitin e Sizifit” në të cilin shfaq idetë absurde të ekzistencës së njeriut. I dyti, afgano-amerikani Khaled Hosseinin me historitë befasuese dhe që të mban në ankth nga fillimi deri në fund me kryeveprën e tij “Gjuetari i balonave”. Dhe i treti, Franca Kafka, me transformimin që pësojnë personazhet në kryeveprën e tij “Metamorfoza”. “Komploti” i Blushit nuk është një libër lokal. Ai është tërësisht një libër internacional që duhet të përkthehet në disa gjuhë, po aq mjeshtërisht sa është shkruar në shqip. “Komplotin” duhet ta lexojë doemos një shqiptar. Por atë nuk duhet ta lënë pa lexuar edhe afganët, rusët, iranianët, sirianët, malazezët, serbët, grekët, maqedonasit, amerikanët, lituanezët, turqit, libanezët që janë në libër por edhe të tjerë gjithashtu. Në vitin 2043 ku i vendos ngjarjet që parashikon vetë Ben Blushi do jetë 75 vjeç. Një moshë që produktiviteti dhe bilanci i tij do jetë akoma edhe më i madh. Parashikoj që ato vite Shqipëria do ketë një tjetër kandiat për çmimin “Nobel”. Ben Blushi dhe “Komploti” është i denjë.
Fraksion.com