Aksioni opozitar, Gazment Bardhi mbledh në Kryesinë e Kuvendit grupin e PD
Gazment Bardhi ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD-së, ku në fokus të diskutimeve mësohet se do të jetë aksioni opozitar.
Ashtu siç ishte përcaktuar, mbledhja nisi në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. “Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se pak ditë më parë deputetet e opozitës u ndaluan nga Garda e Republikës të futeshin në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisione, ndërsa zgjodhën më pas të futeshin duke kaluar nga dritaret.
Fraksion.com