“Pse hyni online ju o plehra”, ndërpritet mbledhja në Komisionin e Ligjeve, anëtarë të Gardës kanë rrethuar Kryesinë e Kuvendit
Deputetët e opozitës protestojnë në Komisionet Parlamentare, pse mbledhjet zhvillohen online kur deputetët janë prezentë.
Debatet janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve.
E njëjta situatë është edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, çka ka bërë që mbledhja të ndërpritet për t’u shtyrë në orën 12:30.
Deputetët e opozitës, Saimir Korreshi, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula kanë hyrë në një prej sallave ku ndodheshin deputetë të maxhorancës,
Deputetët: Përse jeni online? Pse hyni online ju o plehra?!
Edhe këtë të martë, anëtarë të Gardës kanë rrethuar Kryesinë e Kuvendit, në rast se përsëritet skenari i një dite më parë.
Fraksion.com