AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Projektbuxheti 2024, Mete: 4.9 miliardë lekë për mbështetjen sociale, ekonomike dhe shëndetësore

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete prezantoi sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave projektbuxhetin për vitin 2024.

Mete tha se, “projektbuxheti për vitin 2024, parashikon rritje me 33% për sektorin social dhe arsimor, rritje prej 4.9 miliardë lekë investime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë me fokus mbështetjen sociale, ekonomike dhe shëndetësore”.

Me fokus këtë shtyllë të rëndësishme, vijoi Mete, qeveria nëpërmjet Aktit Normativ për rishikimin e buxhetit 2023, rialokoi një sërë shpenzimesh ku një pjesë e konsiderueshme shkon tek Rindërtimi, që krahas investimeve për këtë fushë, ka efekte sociale që përfshijnë investime në vepra arsimore, shëndetësore dhe investime në infrastrukturë.

Projektbuxheti 2024 rezulton me një rritje prej 33% të mbështetjes financiare për sektorin social, arsimor dhe shëndetësor, krahasuar me vitin 2023.

Mete theksoi se, “projektbuxheti 2024 projekton rritje të financimit në të gjithë sektorët kryesorë, siç janë arsimi, mbrojtja, drejtësia ku buxheti është dyfishuar, ndërsa për mbrojtjen, për herë të parë buxheti është rritur në 2% të PBB-së, duke përmbushur kështu një detyrim si vend anëtar i NATO-s. Sa i përket arsimit buxheti 2024 ka një rritje të ndjeshme të pagave dhe rritje ndaj totalit të shpenzimeve për arsimin vendor që arrin në 78.8 miliardë lekë me rritje 9.8 milionë lekë ose afro 100 milionë lekë”.

Sa i përket buxhetit vendor, Mete informoi se, shpenzimet për këtë nivel qeverisjeje për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023.

Fraksion.com