AktualitetTë fundit

Zjarr masiv te ish Metalurgjiku në Elbasan, dyshohen shpërthime nga…

Vatër e fuqishme zjarri në një pikë të grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit. Siç shihet nga pamjet, re të mëdha tymi kanë pushtuar zonën.

Ndërkohë gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se dyshohet që zjarri të ketë ardhur si pasojë e shpërthimit të fishekëve në pikën e grumbullimit të skrapit.

Makinat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ndërkohë, paraprakisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Edhe herë të tjera në këtë pike të grumbullimit të skrapit ka pasur shpërthime.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com