AktualitetPolitikëTë fundit

“Shitjet që në gropë”, Braçe: Ndërtuesit bëjnë evazion fiskal të frikshëm, të vendoset TVSH për trojet që blejnë

Me vendimin e GJKKO në dorë, për masat e sigurisë për Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi, deputeti socialist Erion Braçe kërkoi një luftë më të ashpër ndaj evazionit fiskal në sektorin e ndërtimit. Akuzat e SPAK për Malltezin për pastrim parash dhe argumentimin e tij se ka investuar paratë e fituara nga shitja e apartamenteve që në gropë, Braçe thotë se janë të frikshme.

“Përtej korrupsionit së funksionarëve të lartë të shtetit, dhe pastrimit të produkteve të veprës penale në një sektor si ndërtimi, ajo që bie në sy është edhe evazioni i tmerrshëm fiskal. Fitojnë si ish pronarë, fitojnë si ndërtues fitojnë dhe si aksioner. Mund të më thotë kush se sa tatime paguajnë këta njerëz. Kjo historia që unë i kam bërë paratë, duke shitur që në gropë duhet të marrë fund, pasi i mohon buxhetit të shtetit miliona euro tatime dhe taksa që duhet paguar”, tha Braçe.

 

Fraksion.com