Papa Françesku takohet me rabinët
Papa Françesku është takuar me rabinët evropianë në Vatikan.
Papa dënoi rritjen e antisemitizmit në të gjithë Evropën dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
“Përsëri dhuna dhe lufta kanë shpërthyer në atë Tokë të bekuar nga Më i Larti, i cili duket i sulmuar vazhdimisht nga poshtërsia e urrejtjes dhe përplasja vdekjeprurëse e armëve”, tha Papa.
“Përhapja e demonstratave antisemite, të cilat unë i dënoj fuqishëm, është gjithashtu një shqetësim i madh.”
“Jo armët, jo terrorizmi, jo lufta, por dhembshuria, drejtësia dhe dialogu janë mjetet e përshtatshme për ndërtimin e paqes”, shtoi Papa Françesku.
Fraksion.com