AktualitetBota+Të fundit

Papa Françesku: Nuk jam mirë me shëndet

Sipas asaj që raporton agjencia e shtypit “Ansa”, gjatë audiencës së parë në sallën e shtypit të Vatikanit të mbajtur me rabinët europianë, Papa Françesku ka bërë të ditur se nuk është mirë.

“Mirëmëngjes, ju përshëndes të gjithëve dhe ju mirëpres. Faleminderit për këtë vizitë që më pëlqen shumë, por ndodh që nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye preferoj të mos e lexoj fjalimin, por t’jua jap dhe ta lexoni ju”, janë fjalët e Papës gjatë takimit siç raportohet nga agjencia e lajmeve.

Fjalimi, i dërguar më pas te rabinët,’i referohej shqetësimit ndaj konflikteve që po ndodhin në Lindjen e Mesme. Papa, përveç konferencës me rabinët evropianë, sot do të kishte një ditë të plotë takimesh private dhe publike, ku do të përfshihej edhe eventi “Fëmijët takohen me Papën” me shtatë mijë fëmijë nga e gjithë bota në sallën Nervi në Vatikan.

Gjithashtu, në qershor 2023, Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni abdominal për shkak të një laparocele. Siç u njoftua më vonë nga zyra e shtypit e Vatikanit, operacioni i cili zgjati tre orë u zhvillua pa komplikime.

 

Fraksion.com