AktualitetPolitikëTë fundit

“Ik se më vrave”, përshkallëzohet situata te Kryesia e Kuvendit, deputetët e opozitës përplasen me Gardën: Ç’a rri aty ti? Shko merr shkresën

Përshkallëzohet situata jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga komisioni i Etikës, nuk janë lejuar nga Garda që të futen në ambientet e Kryesisë, ku kishin njoftuar se do të mbanin mbledhje grupi.

Kjo ka bërë që ata të përplasen me fjalë me Gardën dhe kanë kërkuar të hapet dera.

Pjesë nga debati, nga deputetët e opozitës:

Albana Vokshi- Kush e ka dhënë urdhrin? Për çfarë rrini atje, shko merr shkresën, kush na ndalon?

 

 

Sali Berisha- Është parlamenti fytyra e vërtet e fytyrës Rama-Linda

Ervin Salianji- Për ça i bën ato sy ashtu. E ke personale ti mo, personale e keni, trim i madh ti

-Keni pirë raki ju?

Dashnor Sula- Është çmenduri

-Ik se më vrave, kam dorën e vrarë, ik ooo se më vrave

Ervin Salianji- Të afrohet njeri të prekë me dorë dhe të shohin, guxoni , hajdut, pisa… juntë është kjo? Ça janë këta gangsterë.

 

Fraksion.com