Life StyleTë fundit

“Faleminderit Zotit!”, Mbresa flet për herë të parë në lidhje me Faton Shoshin

Mbresa ishte një prej konkurrenteve më të përfolura të edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Kosova’, ku arriti deri në finalen e madhe, duke u renditur e pesta.

Pas daljes nga reality-show, u raportua se ajo ka nisur një lidhje të re me menaxherin e VIP-ave, Faton Shoshin. ‘Prive’ publikoi në verë foto ku dyshja shiheshin bashkë, duke raportuar se çifti prej kohësh janë të pandarë nga njëri-tjetri.

E ftuar së fundmi në ‘Prive’, moderatorja është pyetur rreth kësaj romance, duke iu shmangur me lezet. ‘Mirë ja, super. Nëse është konfirmuar diçka pse ke nevojë për përgjigjen time? Gjithçka në rregull, faleminderit Zotit!”-tha ajo.

Faton Shoshi më parë ka qenë në lidhje me këngëtaret e njohura Era Istrefi dhe Zanfina Ismaili.

 

Fraksion.com