Blinken thotë se “u arrit përparim” në Gaza ndërsa përfundon turneun rajonal
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është bërë përparim në fronte të shumta ndërsa ai përfundon një turne rajonal në mes të luftës së vazhdueshme në Gaza.
Duke folur me gazetarët në Ankara, ku u takua me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, Bliken tha se Uashingtoni po punon “në mënyrë agresive” për të siguruar që ndihmat të mund të hyjnë në Gaza dhe njerëzit të largohen nga enklava e rrethuar.
“Ne kemi angazhuar izraelitët në hapat që ata mund të ndërmarrin për të minimizuar viktimat civile. Ne po punojmë, siç thashë, në mënyrë shumë agresive për të marrë më shumë ndihmë humanitare në Gaza. Dhe ne kemi mënyra shumë konkrete për ta bërë këtë. Dhe unë mendoj do të shihni në ditët në vijim, se ajo ndihmë mund të zgjerohet në mënyra të rëndësishme.”
“Ne jemi gjithashtu të fokusuar tek e nesërmja dhe të sigurohemi që ka një rrugë më të mirë përpara, duke dalë prej saj. Kështu që unë mendoj se në secilën prej këtyre fushave… ne kemi bërë përparim.”
Ai tani do të udhëtojë në Japoni për t’u takuar me udhëheqësit e G7.
Fraksion.com