AktualitetPolitikëTë fundit

“Strong Balkan 2023”, Rama: Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja Strong Balkan 2023.

Teksa ka ndarë pamjet nga stërvitja, Rama shkruan se “Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë”

Stërvitja nis sot dhe do të zgjasë deri më 12 nëntor, ku njësitë më elitare të Forcave të Armatosura nga rajoni i Ballkanit, Forcat Speciale, janë mbledhur në Shqipëri.
Fraksion.com