Rritje e pranisë së policisë ndërsa po zhvillohen lutjet e së premtes
Në Jerusalem kanë nisur lutjet e së premtes, shpesh një moment tensioni mes banorëve palestinezë të qytetit antik dhe policisë izraelite.
Ashtu si në javët e mëparshme, autoritetet po kufizojnë ashpër hyrjen në xhaminë al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam.
Ka një prani të madhe policore në lagjen Wadi Juz në Jerusalemin Lindor, ku shumë prej atyre që u larguan nga kompleksi al-Aksa mblidhen për t’u lutur në rrugë.
Pak më parë, policia hodhi një sërë bombolash me gaz lotsjellës në thellësi të lagjes, në përpjekje të dukshme për të parandaluar çdo grumbullim.
Namazet e mesditës të xhumasë janë adhurim me xhemat, momenti më i rëndësishëm i javës myslimane.
Fraksion.com