Life StyleTë fundit

Rrëfimi për jetën, Ueda: Babin e deportuan në Shqipëri!

Ueda ka rrëfyer në Love Island Albania më shumë mbi jetën e saj. Në episodin që po transmetohet ditën e sotme, ajo ka treguar më shumë rreth fëmijërisë, sakrificave dhe me kë është më e lidhur nga familjarët.

Ndër të tjera Ueda ka shtuar:

“Kam lindur në Londër, por kemi udhëtuar shumë. Në moshën 2-vjeçare, së bashku me familjen ne kemi udhëtuar për në SHBA, kemi qenë pa letra dhe babi është kapur dhe deportuar në Shqipëri. Ai nuk dëshironte që mami dhe vëllai të ktheheshin në Shqipëri dhe ne udhëtuam për në Kanada.

Mami punonte shumë, për të na mbajtur mua dhe vëllain dhe për të ka qenë shumë e vështirë, ajo ka qëndruar shumë e fortë dhe pse nuk e kishte babin pranë fizikisht, ai ka qenë gjatë gjithë kpohës duke na motivuar. Kemi bërë sakrifica të mëdha. Vëllain e kam si shok të ngusht. Ëndrra imë ishte të bëhesha këngëtare, por nuk kam zë dhe e kam lënë.

Në moshën 12 vjeçare kemi pasur një situatë aspak të këndshme, sepse jemi kthyer në atdhe dhe na kanë trajtuar shumë keq, na trajtuan si emigrant. Momenti më i bukur ka qenë ribashkimi me babin. Pika ime më e fortë është fakti që unë ambientohem shumë shpejt me vendet e reja. Buzëqeshja vret çdo ligësi. Babi më ka marrë shumë malli për ty, uroj që tit ë fitosh të drejtat e tua. Jam shumë krenare që je babi im, të dua shumë.”

Ndiqni videon më poshtë për të parë rrëfimin e plotë të jetës së Uedës./Love Island Albania

Fraksion.com