AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Edhe 70 familje të reja strehohen së shpejti në lagjen e re “5 Maji”

Në lagjen e re “5 Maji” në Tiranë po ndërtohen dy godina institucionesh publike dhe kulturore, për ta kthyer këtë zonë në një qendër të re policentrike të kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, edhe 70 familje të reja do të strehohen së shpejti në lagjen e re “5 Maji”.

Rama ndau në rrjetet sociale foto nga godinat e reja të ndërtuara në këtë zonë, teksa theksoi se, në lagjen e re “5 Maji” edhe 2 godina të reja të institucioneve shtetërore do të zhvendosen me zyra.

Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë është projektuar nga arkitekti i njohur italian Stefano Boeri.

Ajo po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, dhe synon të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

 

Fraksion.com