Soreca: Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lira dhe të pavarura
Sot është Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, duke përkujtuar këtë ditë, theksoi se, “BE-ja qëndron në mbështetje të plotë të zërave që na informojnë dhe na frymëzojnë”.
“Liria e shtypit është thelbësore për një demokraci të shëndetshme”, nënvizoi Delegacioni i BE në një postim në rrjetet sociale.
Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh se, “të mbrosh gazetarët do të thotë të mbrosh të drejtat tona”.
“Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lira dhe të pavarura”, shtoi ai.
“BE-ja qëndron me gazetarët në mbarë botën, të cilët, çdo ditë, ushtrojnë lirinë e tyre të shprehjes për të mirën e përbashkët”, theksoi Soreca.
Fraksion.com