AktualitetPolitikëTë fundit

Përplasje në Kuvend: “Mos i lëviz karriget”, deputeti i PS, Qefalia shtyu deputetët e opozitës

Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia është përplasur fizikisht me deputetët e opozitës. Teksa ka kërkuar që të mos lëvizin karriget, ai ka shtyrë Edmond Spahon dhe kolegë të tjerë opozitarë.

“Mos e lëviz karrigen”, iu tha Qefalia kolegëve të opozitës.

Deputetët e opozitës kanë shkuar më herët sot në sallën e Kuvendit dhe në shenjë proteste kanë lëvizur nga vendi dhe kthyer përmbys karriget e kolegëve të tyre socialistë.

Kjo ka sjellë replika të forta mes palëve. Shihni pamjet.

 

Fraksion.com