AktualitetPolitikëTë fundit

Miratohen projektligjet mes tymit dhe karrigeve të përmbysura nga deputetët e opozitës

Kuvendi miratoi sot mes përplasjeve projektligjet në rendin e ditës.

Votimi u krye me kartona, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe një pjesë të sallës duke përmbysur karriget.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro Aktin normativ nr. 5, datë 18.10.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023””.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.10 083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza II””.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri” – 2 faza II”.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Evropa Digjitale” (2021-2027)”.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr.31/2021”.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë, për mbrojtjen shoqërore”.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike””.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për avokaturën e shtetit”, të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë””.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik”, i ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, i ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektvendimin “Mbi disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë””.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 34, datë 20.05.2010 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri””.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektvendimin “Për caktimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

 

Fraksion.com