AktualitetPolitikëTë fundit

Balla: Policia vigjilente për parandalimin e ngjarjeve kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përgëzon punën e Policisë së Shtetit në parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e rasteve të shpërndarjes së drogave apo armëmbajtjes pa leje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ministri Balla ka vlerësuar disa operacione të Policisë së Shtetit të zhvilluara gjatë ditës së sotme, ku u parandalua një ngjarje kriminale në Shkodër, u kapën armë në Librazhdë, si dhe u zhvillua një operacionë anti-drogë në Lezhë.

“Policia e Shtetit është vigjilente për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e njëpasnjëshme të rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe psikotrope, në afërsi të shkollave, në mjedise argëtimi të frekuentuara nga të rinjtë dhe në komunitete”, shkruan Balla.

Sipas tij, “tre armë zjarri, municion luftarak, sasi kokaine dhe kanabisi janë sekuestruar në Vaun e Dejës, Librazhd dhe Lezhë. Pesë shtetas janë arrestuar apo proceduar penalisht”, vijon Balla.

“Sigurimi i informacionit policor, domosdoshmëri në parandalimin e ngjarjeve kriminale. Përgëzoj Drejtorinë e Policisë Shkodër, e cila falë sigurimit të informacionit në kohë, parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale”, thekson Balla.

“Megaoperacioni “Tempulli”, goditjet e rasteve të armëmbajtjes pa leje, zbatimi me vendosmëri i Paketës së Sigurisë në shkolla, lufta pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale, do ta bëjnë më të sigurtë këtë vend, për qytetarët, vizitorët dhe turistët”, deklaron Balla.

 

 

Fraksion.com