Avokatja e Berishës: Televizionet po më sulmojnë!
Avokatja që GjKKO caktoi për Sali Berishën, Valentina Teodoresku i është drejtuar me një ankesë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).
Teodoresku është ankuar për sulmet që sipas saj i kanë bërë gazetarët pas dhënies së masës për Sali Berishën, madje pretendon se është kërcënuar dhe shantazhuar.
Në ankesën drejtuar AMA-s, avokatja e Dhomës së Avokatisë në Tiranë por edhe e listës kryesisht, pohon se ka fakte se ka marrë kërcënime dhe është fyer në disa panele emisionesh. Ajo deklaron se ka kryer punën e saj të paanshme pranë GJKKO-së, teksa i kërkon edhe ish-kryeministrit Berisha që të “mos bëjë rolin e zhurmuesit, por të paraqitet në gjykatë sipas vendimit”.
Avokatja kërkon marrjen e masave, deri në heqjen e licencave, pasi sipas saj po dezinformojnë publikun./tch
Fraksion.com