Rama: Shkolla “Skënder Libohova” në Lushnjë për 700 nxënës dhe mësues
Në Lushnjë po vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “Skënder Libohova”, një prej institucioneve arsimore më me traditë në qytet.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje të shkollës së transformuar, teksa bëri të ditur se kjo është një tjetër shkollë e rilindur që pritet të hapë dyert për 700 nxënës dhe mësues.
“Shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë është një tjetër shkollë e rilindur që pritet të hapë dyert për 700 nxënës dhe mësues”, u shpreh Rama.
Ambientet e reja përfshijnë ndërtimin e sallës së mësuesve, bibliotekës, por edhe disa klasave. Mësimi më parë bëhej me turne, por pas përfundimit të rikonstruksionit shkolla do të bëjë mësimin paradite. Shkolla do të ketë fasadë me sistem kapot, ngrohje me kaldajë, ndërsa pjesë e projektit është edhe ndërhyrja te fusha e sportit.
Bashkë me shkollën e mesme kjo do të kthehet në një nga komplekset shkollore të plota në këtë qytet.
Fraksion.com