AktualitetPolitikëTë fundit

Dhuna ndaj deputetit Vullnet Sina në Kuvend, Çuçi kallëzon në SPAK Bledion Nallbatin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi kallëzoi sot në SPAK deputetin e opozitës Bledion Nallbati, për dhunën ndaj deputeti të PS, Vullnet Sina në seancën e 30 tetorit në parlament.

Çuçi njoftoi se firmosi sot në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin”, u shpreh Çuçi në një reagim në rrjetet sociale.

Çuçi ftoi organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.

 

Fraksion.com