AktualitetRajoniTë fundit

Zgjidhet qeveria e re e Malit të Zi, e kryeministrit Spajiç

Parlamenti i Malit të Zi, zgjodhi sot qeverinë e kryeministrit Milojko Spajiç, pas seancës plenare që zgjati përgjatë gjithë natës.

Qeveria mori mbështetjen e 46 deputetëve nga partia e Spajiçit, ”Lëvizja Evropa Tani”, nga partia pro ruse ”Fronti Demokratik” që është shpërbërë së fundi, Demokratët, Partia Popullore Socialiste dhe partitë shqiptare.

Të gjitha këto parti do të udhëheqin ministri në qeverinë e re, përveç partisë ”Fronti Demokratik”, subjekt që sipas marrëveshjes me Spajiçin, do të hyjë në qeveri pas një viti.

Ekzekutivi do të ketë 18 ministri dhe pesë zëvendëskryeministra.

Për zgjedhjen e qeverisë, 19 deputetë opozitarë votuan kundër, një abstenoi dhe pesë deputetë munguan në seancë gjatë votimit.

Qeveria e re e Malit të Zi i jep fund udhëheqjes së ekzekutivit me mandat teknik të Dritan Abazoviçit, qeveria e të cilit u rrëzua përmes një mocioni mosbesimi, në gusht të vitit 2022.

Gjatë fjalimit para deputetëve, Spajiç tha se “anëtarësimi në plotë” në Bashkimi Evropian, anëtarësimi “aktiv dhe i besueshëm” në NATO, përmirësimi i lidhjeve rajonale dhe marrja e një roli më aktiv në organizatat multilaterale do të jenë katër prioritetet kryesore të ekzekutivit të tij.

Koalicioni i qendrës ”Evropa Tani” fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në qershor, por nuk arriti të fitonte mjaftueshëm sa të krijonte vetë qeverinë.

Votimi i Qeverisë së Malit të Zi vjen pasi aleanca pro serbe dhe pro ruse ”Për një Mal të Zi më të mirë”, që udhëhiqet nga Andrija Mandiç, u pajtua të mbështeste zgjedhjen e Spajiçit, në këmbim që Mandiq të zgjidhej kryetar i Parlamentit.

Gjatë fushatës zgjedhore, Mandiç ka bërë thirrje për raporte më të ngushta me Rusinë, ka kritikuar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe ka folur kundër referendumit të vitit 2006 që çoi në shkëputjen e shtetit nga Serbia.

Pasi u zgjodh kryeparlamentar, Mandiç u zotua për tejkalimin e ndasive. Kritikët thanë thënë se zgjedhja e tij në po

stin e kryeparlamentarit do të pengojë ambiciet e shtetit për anëtarësim në BE.

Mali i Zi i është bashkuar NATO-s më 2007 dhe po punon drejt anëtarësimit në BE.

Podgorica që nga viti 2002 përdor euron si monedhë, edhe pse shteti nuk është pjesë e eurozonës.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Mali i Zi iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Moskës, duke dëbuar disa diplomatë rusë dhe duke i ofruar ndihmë Kievit.

Moska e ka futur Malin e Zi në listën e “shteteve jomiqësore”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të takohet sot me Spajiçin në Podgoricë./REL

Anëtarët e Qeverisë së re të Malit të Zi të kryeministrit Millojko Spajiq.

 

Fraksion.com