U përplas fizikisht me deputetin e PS në Kuvend, Nallbati: Shqipëria ka halle më të mëdha, incidenti s’na nderon
Bledion Nallbati, i cili u konfliktua dje fizikisht me deputetin socialist Vullnet Sina, ka komentuar sot incidentin e dhunshëm në Kuvend.
Ai tha për mediat se Shqipëria ka halle edhe më të mëdha se sa incidenti i djeshëm.
“Unë mendoj se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendjen e medias. Nuk mjafton që Shqipëria të merret me një incident që nuk nderon askënd.”, tha ai.
Fraksion.com