“SPAK, altoparlant i gënjeshtrave politike të Ramës”, Argita Malltezi: Familjet nuk u shpronësuan kurrë!
Argita Malltezi e quan Prokurorinë e Posaçme altoparlant të gënjeshtrave të kryeministrit Edi Rama.
E ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel ajo thekson se familjet nuk janë shpronësuar.
Malltezi: Arsyeja që nuk është bërë më parë kallëzimi është se e konsiderojmë të drejtën e prokurorisë për të hetuar për çdo lloj çështje në çdo periudhë kohore. Kur u bënë tre vite ishte e qartë se dosja nisi të përdorej politikisht se asgjë e re nuk po ndodhte më. Për këtë arsye dorëzuam një kallëzim penal ndaj Taulant Ballës për kallëzim të rremë. Ai dinte që ishin të rreme, kryesorja është çështja e origjinës së pronës, ai doli para mediave që prona është shpronësuar nga italianët në vitin 1940, është gënjeshtër, SPAK u bë altoparlant i sulmeve të Edi Ramës. A kishte mudësi SPAK ta verifikonte këtë? Absolutisht!
Ajo letër e arkivit të shtetit që përmendet në dosje përmend një nga trashëgimtarët e familjeve të shpronësuara, toka e tyre është larg, familjarët kanë dokumente zyrtare që tregojnë se janë pronarë të ’43, ‘46 janë shpronësuar nga komunistët. Kur dokumenti është i 46-ës që tregon se janë pronarë, do të thotë se nuk janë shpronësuar në ’40-ën. E nisën në bazë të kësaj, SPAK nuk është drejtësi, por sulm kamxhik politik. Nuk e kemi marrë dosjen e Taulant Ballës, nuk kemi marrë asgjë veç vendimit, është kërkuar zyrtarisht, nuk mohohet, por ne na kalon afati i apelimit. Ne kemi bërë apelin për të mos humbur procedurat, në lidhje me atë që më pyetët, nuk kemi probleme me hetimin, Jamarbër ka ngritur padi civile ndaj mediave ka bërë prononcime në Facebook, është çështje sulmi politik.
Fraksion.com