Robbie Williams thotë se humbi 23 kilogramë përmes Ozempic-ut
Edhe pse në sytë e miliona grave Robbie Williams është një seks simbol absolut dhe një mashkull shumë i dëshiruar, ai shpesh ka deklaruar se ka pasur probleme me imazhin e tij dhe e ka të vështirë të pranojë veten. Megjithatë, nëse sot, Robbie Williams e pëlqen veten pak më shumë, kjo është falë shumë kilogramëve që ka humbur, për të qenë të saktë 23. Por si humbi kaq shumë peshë? Këtë e ka thënë vetë në një intervistë për gazetën ‘Times’.
Kantautori 49-vjeçar britanik i tha gazetës se kishte humbur më shumë se 23 kilogramë jo vetëm falë dietës, por edhe me ndihmën e një ilaçi të paspecifikuar. “Kam marrë një lloj Ozempic. Ajo funksionon më mirë se një mrekulli e Krishtlindjeve”, zbuloi Robbie Williams, të cilit i është kushtuar një dokumentar, që del nga 8 nëntori në Netflix.
Kemi dëgjuar shumë për këtë muajt e fundit sepse në Shtetet e Bashkuara disa njerëz (përfshirë personazhe publike si Sharon Osbourne) kanë deklaruar se kanë arritur të humbin disa kilogramë duke marrë pikërisht këtë ilaç. Humbja e peshës megjithatë mund të çojë në disa rreziqe, siç kanë dashur të nënvizojnë shumë mjekë gjatë gjithë këtyre muajve.
Duke u rikthyer te Robbie Williams, në intervistë ai tha se vuan nga problemet e vetëbesimit të ulët dhe dismorfia trupore. Ai gjithashtu do të flasë për këtë në serialin dokumentar të Netflix, të cilin mezi presim ta