Rama përcjell pamje mbresëlënëse vjeshte në Tiranë
Vjeshta i ka dhënë kryeqytetit pamje mbresëlënëse, ndërsa ka veshur me ngjyrat e saj rrugët e parqet. Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale një foto me pamje vjeshte në Tiranë
Vjeshta me temperaturat e ngrohta që ka dhuruar këtë vit ka sjellë atmosferë magjike, ndërsa nuancat e ngjyrave të tokës kanë mbuluar gjithë qytetin.
Të shumtë janë vizitorët në këtë stinë në Tiranë që mahniten me ngjyrat e vjeshtës, ndërsa banorët përjetojnë stinën me shëtitje në natyrë, ku parku i Liqenit Artificial sidomos dhuron pamje mahnitëse. Edhe pemët e mbjella përgjatë Lanës kanë marrë ngjyra të ngrohta ndërsa gjethet e verdha e të kuqe stolisin netët nëpër rrugë.
Fraksion.com