Përplasi për vdekje 14-vjeçaren në fshatin Zëmblak, shoferi me pranga në duar shpërthen në lot
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të fshatit Zëmblak të Maliqit, ku mbeti e vdekur një 14-vjeçare.
Vajza u përplas për vdekje nga një shofer që drejtonte automjetin tipi “Opel” me targa greke. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes.
Në disa pamje të siguruara nga Top Channel, shihet shoferi I. K me duart në pranga. Ai ndodhet brenda automjetit, i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga një polic.
Ai shihet duke shpërthyer në lot, ndërkohë makina e tij ka pësuar dëme të mëdha nga përplasja fatale.
Fraksion.com