‘Marrëdhenie e pashëndetshme’ Heidi flet për ish-partnerin pas largimit nga ‘Grande Fratello’
Heidi Baci ka qenë kryefjala e mediave italiane së fundmi që pas ngjarjes së papritur që ndodhi në ‘Grande Fratello VIP’, ku ajo u largua menjëherë nga gara pas takimit me të atin e zhgënjyer.
Heidi tha se e ëma kishte pësuar sulm paniku pasi e kishte parë të bijën në vështirësi brenda shtëpisë prej lidhjes së saj me aktorin Massimiliano Varrese, me të cilin kishte disa vite diferencë në moshë.
“Massimiliano është fatkeqësisht një shpirt i shqetësuar dhe këto janë gjëra që unë nuk mund t’i rregulloj. Unë me të e kam mbyllur,” përfundoi Heidi, duke “vulosur” kështu çdo hamendësim për një rikthim të mundshëm me aktorin apo tentativë për të rregulluar raportin me të.
“Në fillim më intrigoi Massimiliano. Një burrë i pashëm, simpatik, kishte këtë ajrin e një njeriu serioz, që di shumë, i urtë. Pra, fjalët e mia i referoheshin një përshtypjeje të parë. Më pas situata ndryshoi. Sepse të dashurohesh në tre javë, të paktën nga këndvështrimi im, është e pamundur. Gjithashtu, sepse e kam refuzuar shumë herë. Doja thjesht një marrëdhënie civile, bashkëjetese me të, ku brenda një reality shoë është kaq bukur të luash lojën. Pastaj u bë një fiksim që nuk e përballoja dot. E quajta një marrëdhënie jo të shëndetshme, nuk kishte mbetur liri,” u shpreh Heidi gjatë intervistës për “Verissimo”.
Fraksion.com