“Lideri pro serb dhe pro rus”, Andrija Mandiq kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi
Kandidaturën e tij e përkrahën deputetet nga radhët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” (partia e ish-Frontit Demokratik), Lëvizja Evropa Tani, Demokratët, Partia Popullore Socialiste pro-serbe dhe dy parti shqiptare.
Në prag të votimit deputetet e opozitës u larguan nga salla e parlamentit, kurse deputetët e Partisë Demokratike të Socialisistëve lidhën një fjongo të zezë në mikrofon në emër të, siç thanë, “ditës së zezë për demokracinë në Mal të Zi”.
Mandiq pasi dha betimin tha se “dëshiron pajtim në Mal të Zi.” Pajtimi në këto momente sipas tij është shumë I rëndësishëm pasi jemi deshmitarë të asaj që bota është në prag të konfliktit, dhe ne duhet të jemi të bashkuar e të pajtuar.
Po ashtu Mandiq tha se regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi do të fillojë më 30 nëntor dhe se në ditet në vazhdim do të sigurojmë të gjitha masat e duhura mbrojtëse që qytetarët të kenë qasje në të dhënat që u ofron Monstati.
Mandiqi është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe – anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus (DF) – i cili së fundi është riemëruar si koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi.”
Ai çdo herë ka përsëritur që prioritete të politikës së jashtme të partisë së tij janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Partia e tij po ashtu është kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.
Në Parlament më të ashpër ishin deputetet nga radhët e partisë Demokratike të Socialistëve të ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq. Ata thane që zgjedhja e Andrija Mandiqit si Kryetar të Parlamentit ndryshon karakterin e Malit të Zi dhe orientimet e politikës së tij të jashtme. Po ashtu ata thanë se “politika që personifikon Mandiqi asnjëherë nuk e ka njohur Malin e Zi si shtet sovran dhe të pavarur.
SHBA dhe BE të shqetësuara
Ambasadorja e SHBA-së, Judy Rising Reinke, pas lajmërimit që mandatari Millojko Spajiq dhe qeveria do të ketë përkrahjen e koalicionit “Për të ardhmen e Malit te Zi” tha se Uashingtoni “është shumë I shqetësuar për inkorporimin e partive dhe liderëve qe kundërshtojnë vlerat euroatlantike.” Kundër Mandiqit u shprehën dhe qarqe nga Bashkimi Evropian.
Për shkak të zgjedhjes së Mandiqit para Kuvendit pati protesta të organizuara nga Forumi i Qytetarëve të Lirë të ashtuquajtur Luça dhe partitë opozitare. Ata kundërshtuan fuqishëm zgjedhjen e Mandiqit dhe paralajmërimin për organizimin e regjistrimit të popullsisë në Mal te Zi./DW
Fraksion.com