AktualitetBota+Të fundit

Hamasi: Lufta nuk filloi nga ne, akt mbrojtjeje kundër okupimit

Një udhëheqës i Hamasit, Basem Naim, kreu i këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare në Gaza, i intervistuar nga Agorà, në Rai3, tha se nuk e pranonte narrativën izraelite dhe se nuk e kishin filluar ata luftën.

“Unë nuk e pranoj narrativën izraelite, ne kemi qenë nën okupim për mbi 75 vjet, ishte një akt mbrojtjeje, sipas ligjit ndërkombëtar të gjithë kemi të drejtë të mbrohemi. për të kundërshtuar pushtimin me të gjitha mjetet e mundshme, duke përfshirë rezistencën e armatosur”, tha Naim duke shtuar se lufta nuk filloi nga Hamasi.

 

Fraksion.com