AktualitetPolitikëTë fundit

“A jemi një m.t komisioni apo…”, plas debati te ‘Ligjet’, Korreshi – Bushkës: Keni shkelur rregulloren

Mbledhja e sotme e Komisionit për Çështjet Ligjore ka nisur me tone të larta dhe përplasje mes deputetëve të opozitës me kryetaren Klotilda Bushka.

Deputetët e opozitës  kanë akuzuar kryetaren Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e deputetëve. Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit, duke mos lejuar përfaqësuesit e qeverisë që të flasin dhe as deputetët e Partisë Socialiste.

Deputeti i PD Sajmir Korreshi i është drejtuar Bushkës duke i thënë se kanë shkelur rregulloren, ndërsa më tej shprehet: A jemi një m*t komisioni apo çfarë jemi.

Më pas Bushka i ka tërhequr vëmendjen dhe i ka kërkuar që të ruajë etikën, e pak minuta më pas, është ndërprerë seanca.

Pjesë nga debati:

Korreshi: Si mundet të shkelësh kushtetutën dhe të njofton 12 minuta para, nuk më vjen as materiali. Le që Byronë, a jemi një m*t komisioni ligjesh apo çfarë jemi?

Bushka: Kujdes etikën, ta ndërpres fjalën se nuk është çështje procedure.

Korreshi: Fare, do flas…

Bushka: Mendova se do kërkoni falje që një koleg deputet godet me grusht një deputet në Kuvend…

 

Fraksion.com