AktualitetPolitikëTë fundit

Tensione në Kuvend, Berisha: Komisionet hetimore e drejtë e sanksionuar nga kushtetuta, s’mund ti mohohen askujt

Grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë nga salla e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, postuar në rrjetin e tij social, deklaroi se mosngritja e komisioneve hetimore është mohimi i të drejtave të deputetit për të bërë transparencë për çështjet që ligjvënësi ka ngritur.

Sipas tij, kjo e drejtë e sanksionuar nga Kushtetuta nuk mund t’i mohohet askujt.

“Një nga të drejtat më themelore kushtetuese të deputetit në parlament është e drejta e tij, së bashku me 35 deputetë të tjerë, të ngrejë komision hetimor parlamentar për të bërë transparencën për problemet e mëdha që ai konsideron. Kjo e drejtë e sanksionuar nga Kushtetuta nuk mund t’i mohohet askujt”, thekson Berisha.

“Mbledhja e firmave për një komision hetimor parlamentar, është automatike ngritje e komisionit. Por kjo nuk ndodh, sepse Edi Rama i ngërthyer nga aferat e tmerrshme vjedhje dhe korrupsioni, në drogë. Këta që besojnë se mund të shkelmojnë Kushtetutën, këta janë banditë, këta janë një bandë e turpshme që nuk kanë asnjë moral dhe ligj”, tha Berisha.

Ish-kryeministri nënvizoi se opozita është e gatshme dhe për sakrificë sublime. “Opozita është e vendosur që këtë betejë në parlament ta mbrojë me të gjithë forcën, gjer në sakrificë sublime, të drejtat e saj kushtetuese. Asgjë nuk do të mund të kaloni. Ta kini të qartë se beteja jonë nuk ka të ndalur. Këtu do të jemi”, përfundoi Berisha.

Sot në Kuvend po mbahet seanca e posaçme e diskutimeve mbi problematikat e shfaqura nga zgjedhësit. Seanca është parashikuar të zgjasë katër orë.

Fraksion.com