Sherri te Kepi i Rodonit për pronat, truproja i Mark Frrokut qëlloi me armë! Shpallet në kërkim
Të tjera detaje nga ngjarja në Kepin e Rodonit një ditë më parë, ku banorë të zonës dhe përfaqësues të Kishës Katolike u konfiktuan për një pronë të cilën dy palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie.
Ndërsa sherri ka agravuar me grushte dhe duke përdorur sende të tjera të forta, u raportua edhe për të shtëna me armë.
Policia nuk e saktëson se kush qëlloi me armë zjarri në ajër, por burime bëjnë me dije se ka qenë truprtoja i Mark Frrokut, ky i fundit i arrestuar bashkë me 7 të tjerë pas ngjarjes.
Mësohet se truprtoja i Mark Frrokut është shpallur në kërkim nga policia.
Fraksion.com