Seanca plenare në Kuvend, nis me tone të ashpra, deputetët e opozitës “pushtojnë” foltoren
Seanca plenare e së enjtes në Kuvend ka nisur me përplasje mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre dhe që seanca të zhvillohet normalisht, por deputetët kanë refuzuar kategorikisht duke mbajtur qëndrimin e tyre.
Pjesë e seancës së sotme janë edhe 23 deputetët e përjashtuar, të cilët javën e kaluar bllokuan foltoren, hoqën mikrofonët dhe nuk lejuan ministrat që të ulen në vendet e tyre, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.
Fraksion.com