Peleshi: FA, bashkëpunimin me aleatët përpara dislokimit në misionet ndërkombëtare
Forcat e Armatosura shqiptare nisin bashkëpunimin me fqinjët dhe aleatët, përpara se të dislokohen në misionet e përbashkëta ndërkombëtare.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, në garnizonin e Zall – Herrit, trupat e Forcës sonë Tokësore po stërviten me kolegët e tyre nga Mali i Zi për rritjen e aftësive profesionale të efektivëve dhe kapaciteteve të tyre operacionale, me qëllim pjesëmarrjen në grup – batalionin e NATO-s në kufijtë lindorë të saj.
Stërvitja synon që efektivët e dy vendeve të jenë të afta të kryejnë detyra të përbashkëta në lloje të ndryshme luftimi në përmbushje të misionit të tyre në përbërje të grup – batalionit të NATO-s, thekson Peleshi.