“Ju ftoj të ndiqni këtë dokumentar horror”, Berisha: Ja banda e Bajrajve, si shoqërohej nga policia dhe lëvizjet e tyre ditën e zgjedhjeve në Shkodër
Sali Berisha ka publikuar sot para gazetarëve një videomaterial, ku deklaron se në të vërehen lëvizjen me makina të anëtarëve të grupit kriminal Bajraj, në Shkodër ditën e zgjedhjeve.
Ai tha se mandati i fituar në Shkodër, është mandat i grupit Bajraj, dhe terrorit që ata kanë bërë ditën e votimit.
“Ju ftoj të ndiqni këtë dokumentar horror 24 minuta, që tregon gjithë dramën e qytetit, me emra dhe mbiemra me targa me të gjitha… përveç Beharit dhe Denisit, Safeti u nxor nga burgu dhe u dërgua tek banda para zgjedhjeve. I shoqëron policia.
Merrnin pjesë çdo natë te shtabi elektoral që udhëhiqte Spiropali. Një anëtar i PS i shoqëron këta në qendra votimi. Përfaqësues të KQZ Bajarajt.
Të njëjtën gjë ka bërë Pëllumb Gjoka në Velipojë. Vetëm kaq kemi mundur të sigurojmë në video, sepse njerëzit kanë frikë. Mandati i Bashkisë së Shkodrës është mandat i Bajrëve dhe ne kurrë nuk do e pranojmë.
Ne u deklarojmë shqiptarëve dhe në radhë të parë qytetarëve të Shkodrës, se motiv themelor për betejën tonë pa kthim, është rikthimi i votës së lirë, vota e qytetarëve pa terror të bandave kriminale, vota pa blerje masive të votës, vota e qytetarëve shqiptarë, njëlloj si qytetarë të vendeve të lira. Është një betejë jo e lehtë, por është betejë që ne e fitojmë. I garantoj qytetarët se ne do e fitojmë këtë betejë dhe do u japim mundësi që të votojnë në dinjitet të plotë.
SPAK-u është pjesë e Bajrëve. Ne mund të bëjmë padi, ke të drejtë, por SPAK-u është pjesë e Bajrëve. Një oficer policie në Shkodër, trim, dhe një prokuror vendosën t’i arrestojnë dhe i arrestuan. Të dy janë jashtë detyre sot, për krimin që kryen, se arrestuan një superkriminel që kishte vrarë një vajzë të re në gjumë. Por vrasjet e tyre janë një seri e pafundme, siç keni lexuar dosjen Metamorfoza. Ata ishin vrasës me etje të pashuar për të vrarë.”, tha Berisha.
Fraksion.com
Fraksion.com