AktualitetKosovaTë fundit

Gjykata Speciale bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit

Një makinë  e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI),

Ka qenë avokati Artan Qerkini i ka konfirmuar bastisjen, por ende nuk dihet arsyeja e kontrolleve.

“Është duke ndodhur një bastisje, por asnjë informacion tjetër nuk mund të ndajë për momentin”, ka thënë ai.

Gjithashtu Gjykata Speciale është duke kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku e ka cilësuar këtë spektakël të radhës nga Gjykata Speciale.

“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se muaj më parë Gjykata Speciale kishte bastisur edhe banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

 

Fraksion.com