Erida i hap zemrën Aleksandros, ja arsyeja pse hapi llogari në ‘OnlyFans’
Gjatë gjysmëfinales që u transmetua ditën e djeshme në televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës, sekreti i Eridës u diskutua nga ishullorët dhe opinionistët.
Ndërsa vetë Erida pranoni se ishte pjesë e një rrjeti social që paguhet (OnlyFans), Aleksandrosi gjatë episodit që po transmetohet sot në orën 18:20, ka një pyetje për të.
Pjesë nga biseda:
Aleksandros:“Ke bërë disa gjëra, ke krijuar një bazë, ke ndihmuar edhe familjen. Nuk jam personi që të gjykoj dhe të tregoj nëse është e drejtë apo jo.”
Erida:“E kuptoj pse nga njëra anë nuk mund të jesh dakord. E kam pasur siklet për këtë gjë këtu, por ty dua ta them sepse kam krijuar diçka të bukur, e cila mund të zgjasi edhe jashtë. Doja që ti ta dije kush jam unë, e kam bërë për familjen time.”
Erida:“Po. Jo nuk i vendos, do ta mbyllja sepse do të doja diçka të bukur jashtë me ty dhe ndoshta ata katër fëmijët do të vijnë dhe nuk dua ta humbas këtë gjë, sepse lekët ikin e vijnë.
Burimi: Love Island Albania
Fraksion.com